Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Ambasadori Wendt vizitoi Sarandën dhe takoi biznesmenët lokalë

Ambasadori Wendt vizitoi Sarandën dhe takoi biznesmenët lokalë
Foto: euronews.al

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar foto nga vizita e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt, në jug të vendit.

Vizita në Sarandë

Përmes një postimi në rrjetin social X, ambasada bën me dije se gjatë qëndrimit në Sarandë, ambasadori Wendt u njoh me historinë e Shqipërisë ndër shekuj dhe zhvilloi biseda me drejtues të bizneseve vendase për partneritetet në rritje.

Takimi me vullnetarët dhe ish-studentët

Gjithashtu, ai u takua me vullnetarë të Korpusit të Paqes dhe ish-studentë të programeve amerikane të shkëmbimit, të cilët, sipas ambasadës, kontribuojnë në forcimin e miqësisë mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

History, business and friendship in Albania’s south! In Saranda, Ambassador Eric Wendt walked through centuries of Albanian history and talked with local business leaders about growing partnerships. He also met with Peace Corps Volunteers and U.S. exchange alumni, the people who make the U.S.-Albania friendship stronger every day.

— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) November 16, 2026

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha