Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Shqipëria nën shi të fortë: zonat me rrezik përmbytjeje

Shqipëria nën shi të fortë: zonat me rrezik përmbytjeje
Foto: abcnews.al

Nga java e dytë e nëntorit pritet të sjellë një ndryshim të ndjeshëm të motit në Shqipëri. Reshje të dendura shiu, stuhi dhe rrezik për përmbytje lokale janë në parashikimin meteorologjik për ditët në vijim.

Reshjet dhe rreziku i përmbytjeve

Sipas meteorologes Anira Gjoni nga IGJEUM, reshjet më intensive priten sot në veri të vendit, veçanërisht në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë, ku lokalisht mund të jenë edhe shumë intensive. Situata kërkon vëmendje të shtuar, pasi në këto zona ekziston rreziku i vërshimeve të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe i rrëshqitjeve të dherave. Probleme nga përmbytjet e lokalizuara mund të shfaqen edhe në zonat urbane të Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Lezhës dhe Durrësit.

Ndërkohë, reshje mesatare deri lokalisht intensive parashikohen edhe në qarqet Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Vlorë, ku nuk do të mungojnë as shtrëngatat. Në pjesën tjetër të territorit priten reshje më të dobëta.

Temperaturat dhe era

Pavarësisht shiut dhe vranësirave, temperaturat mbeten relativisht të larta për këtë periudhë të vitit. Sot termometri pritet të shënojë 15–20 gradë në zonat bregdetare, 13–21 gradë në ultësirën perëndimore dhe 8–16 gradë në zonat malore. Era do të fryjë mesatare, ndërsa përgjatë bregdetit herë pas here e fortë.

A është kjo një situatë normale për mesin e nëntorit? A duhet të presim një rënie të ndjeshme të temperaturave në dy javët e fundit të muajit? Dhe sa i madh është rreziku i përmbytjeve nga reshjet që pritet të përfshijnë vendin?

abcnews.al

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha