Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Osmani: Pushteti i largoi miqtë e Kosovës, goditje më të rënda mund të vijnë

Osmani: Pushteti i largoi miqtë e Kosovës, goditje më të rënda mund të vijnë
Foto: reporteri.al

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka reaguar pas interpretimit në Bruksel të një melodie nga një këngë nacionaliste serbe, në të cilën Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, ish-presidentja tha se Kosova po e paguan çmimin e largimit nga aleatët, duke paralajmëruar se pasojat mund të jenë edhe më të rënda.

“Aleatët nuk i largon dot pa pasoja. Armiqtë nuk presin derisa ti ta kuptosh dëmin. Dhe këtë çmim nuk po e paguan pushteti, por Kosova”, shkroi Osmani.

Pasojat e situatës

Ajo theksoi se pasojat e kësaj situate po shihen edhe përmes këngëve nacionaliste serbe në organizime të Bashkimit Evropian, ku, sipas saj, Kosova nuk është ftuar.

“Sot, përmes këngëve nacionaliste serbe në organizime të BE-së, ku Kosova as nuk ftohet. Nesër, me goditje edhe më të rënda”, paralajmëroi ajo.

Thirrja për përgjegjësi

Osmani kërkoi që organizatorët e forumit në BE të japin shpjegime dhe të mbajnë përgjegjësi për këtë rast, por tha se Brukseli nuk mund t’i zëvendësojë miqtë që, sipas saj, pushteti aktual i ka larguar.

“Organizatorët e këtij forumi në BE duhet të japin shpjegime dhe të mbajnë përgjegjësi për këtë akt të papranueshëm. Por nuk mund të presim që Brukseli të na i zëvendësojë miqtë që ky pushtet i ka larguar me duart e veta”, shkroi Osmani.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha