Situata në kaskadën e lumit Drin paraqitet e qëndrueshme, ndërsa hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës vijojnë prodhimin e energjisë elektrike pa kryer shkarkime.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se niveli i liqenit në HEC Fierzë është 255.69 metra mbi nivelin e detit, në HEC Koman 173.65 metra, ndërsa në HEC Vau i Dejës 75.13 metra mbi nivelin e detit.
Sa u përket prurjeve natyrore, në HEC Fierzë ato regjistrohen në 130 m³/s, në HEC Koman 550 m³/s dhe në HEC Vau i Dejës 40 m³/s.
Prodhimi ditor i energjisë elektrike në të tre hidrocentralet arrin në 17 680 MWh.
Ndërkohë, sipas të dhënave të KESH-it, aktualisht nuk ka shkarkime në asnjë prej tre hidrocentraleve të kaskadës së Drinit.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bën të ditur se do të vijojë të informojë në mënyrë transparente opinionin publik dhe autoritetet përgjegjëse mbi ecurinë e situatës në kaskadë.
/k.s/j.p/
Burimi: ata.gov.al










