Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Ilir Krasniqi tregon forcë mbrojtëse të jashtëzakonshme

Ilir Krasniqi tregon forcë mbrojtëse të jashtëzakonshme
Foto: albeu.com

Ilir Krasniqi është bërë një nga futbollistët më të rëndësishëm të Kosovës gjatë këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

Mbrojtësi ka luajtur nga minuta e parë në të pesë ndeshjet e Kosovës në Grupin B3, duke dhënë performanca të nivelit të lartë në secilën prej tyre.

Futbollisti që aktivizohet në Ukrainë me Polyssia Zhytomyr po e forcon gjithnjë e më shumë statusin e tij si një nga mbrojtësit më të spikatur të këtij edicioni.

Statistikat që e dallojnë

Statistikat e vendosin atë mes lojtarëve më të dalluar të turneut për ndërhyrjet dhe topat e rikuperuar.

Krasniqi ka realizuar 19 ndërhyrje, shifër me të cilën kryeson së bashku me turkun Ismail Yuksek. Në renditjen e topave të rikuperuar, mbrojtësi kosovar zë vendin e dytë me 43 të tillë.

Titullar i padiskutueshëm

Në gjashtë ndeshjet e fundit të Kosovës, ku përfshihen edhe miqësoret ndaj Çekisë dhe Andorrës, Krasniqi ka qenë titullar i padiskutueshëm dhe nuk është zëvendësuar te “Dardanët”.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha