Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Marta Kos kërkon falje pas këngës nacionaliste serbe në event të BE-së

Marta Kos kërkon falje pas këngës nacionaliste serbe në event të BE-së
Foto: kohajone.com

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka reaguar pas polemikave të shkaktuara nga transmetimi i këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” gjatë koncertit të organizuar në prag të “Forumit të Zgjerimit” në Bruksel.

Ajo ka shprehur keqardhje për zgjedhjen e kësaj kënge nga muzikantët, duke theksuar se ajo në asnjë mënyrë nuk pasqyron qëndrimet e Komisionit Evropian.

“Shpreh keqardhje për zgjedhjen e këngës nga ana e muzikantëve. Kjo këngë në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimet e Komisionit Evropian.

Jemi të vetëdijshëm për sakrificat e njerëzve në atë pjesë të botës në të kaluarën. Nuk po kërkojmë që dallimet të harrohen, por po ndërtojmë një Evropë ku dallimet nuk do të jenë arsye për të penguar të ardhmen”, deklaroi Kos.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha