Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur mbledhjen e Qeverisë duke prezantuar pikat e rendit të ditës.
Ai ka thënë se tri vendime lidhen me sektorin e energjisë. Një ndër to është ndalimi i tregtisë së energjisë elektrike me kompani serbe.
“Së pari do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompani serbe si masë e parë ndaj Serbisë për ndalimin e linjave ndërkufitare për tregtim, që mund të përshkallëzohet nëse s’ka reflektim”, ka thënë Kurti.
Burimi: euronews.al










