Pas afrimitetit që pati me Olechkën, Fuego duket se ka nisur të shfaqë interesim për një tjetër banore brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5.
Bëhet fjalë për Jonën, së cilës ai së fundmi ia ka shprehur pëlqimin.
Këtë e ka zbuluar vetë Jona në dhomën e rrëfimeve, ku ka treguar se Fuego i ka shprehur interesimin që ka ndaj saj, por vazhdon të ruajë një distancë.
Ajo u shpreh se e vlerëson këtë sjellje të tij, pasi kur dikush i afrohet shumë, ndihet në siklet dhe ka tendencën të tërhiqet.
Në fund, Jona e mbylli rrëfimin me fjalët:
“Tash të shohim”.
Olechka pas daljes nga shtëpia
Kujtojmë se pas daljes së Olechkës nga shtëpia, ajo ka ndarë disa postime në rrjetet sociale, përmes të cilave ka treguar se po e pret Fuegon jashtë dhe vazhdon ta mbështesë atë.
Madje, pas largimit nga gara, Olechka dhe ish-banori Rroni janë parë pranë shtëpisë së famshme.
Gjatë një bisede mes tyre, Olechka i thotë se janë shumë afër Fuegos, por jo edhe për shumë gjatë.
Tash mbetet të shihet se si do ta presë Olechka këtë zhvillim të ri, sidomos pas mbështetjes që i ka dhënë Fuegos që nga dalja e saj. /Prive By LS
View this post on Instagram
A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)
Burimi: privebruto.com










