Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Ekonomi

Rreth 1 milion kg shtesa ushqimore në treg, ekspertët shqetësohen

Rreth 1 milion kg shtesa ushqimore në treg, ekspertët shqetësohen
Foto: lajmifundit.al

Djathi, gjiza dhe salca e kosit që shiten në marketet e vendit tonë nuk përgatiten vetëm me qumësht. Prodhimi i tyre mbështetet edhe në shtesa ushqimore, të cilat quhen aditivë.

Nga viti 2025 deri në tetor 2026, baxhot dhe fabrikat e qumështit kanë përdorur afërsisht 1 milion kg aditivë të llojit: proteinë, kazeinë, Lactomin 35, VPC 35, Rileprot 4A, Textion dhe Progek 800.

“Futja e koncentrateve proteinike me origjinë nga qumështi, qoftë edhe kazeinat, bëhet më shpesh për nënproduktet që prodhohen gjatë përpunimit të qumështit”, tha Lumturi Papa, pedagoge në UBT.

Sipas AKU-së, këto shtesa janë përdorur në 12 subjekte, të cilat e kanë deklaruar në etiketën e produktit. Nga ana tjetër, AKU-ja nuk konfirmon sasinë e aditivëve ushqimorë që është hedhur në qumësht apo djathë.

Këtu lind dyshimi se proteinat e qumështit mund të jenë përdorur edhe në subjekte të tjera që nuk e deklarojnë përdorimin e shtesave ushqimore. Tregtarët e qumështit, për të ulur kostot e prodhimit dhe për të rritur fitimin, mund të shtojnë proteina me origjinë të ndryshme.

“Për shembull, për djathin përdoren për të rritur konsistencën, futen te kosi për të rritur viskozitetin e tij, që të mos ndahet, ose futen në qumësht për të përmirësuar nivelin e proteinës së qumështit”, tha ajo.

Sa më shumë kazeinë e jashtme përdoret, aq më pak qumësht i duhet fabrikave për të prodhuar djathin apo salcën e kosit.

“Rrezja është sasia e qumështit që duhet për të prodhuar 1 kg djathë. Rrezja varet gjithmonë nga përbërja e kazeinës. Kazeina është produkt ose përbërës i proteinës së qumështit. Sa më e lartë të jetë përmbajtja e kazeinës, aq më e mirë është rrezja e kthimit të qumështit në djathë. Kjo është në interes të industrisë, pasi përdor më pak qumësht për 1 kg djathë të prodhuar”.

Ekspertja e nënprodukteve të qumështit, Lumturi Papa, thotë se përdorimi i 1 milion kg proteinave dhe mungesa e gjurmueshmërisë vënë në rrezik sigurinë ushqimore.

“Nuk gjejmë asnjë produkt blegtoral ku të etiketohet nga cila zonë ka ardhur dhe me çfarë sistemi janë mbajtur kafshët. Për sa kohë nuk kemi gjurmueshmëri, pikëpyetjet janë të shumta nëse janë të sigurta apo jo”.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha