Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë njoftoi se tre zyrtarë nga Kosova kanë përfunduar me sukses Akademinë Kombëtare të FBI-së.
Sipas një postimi në Facebook, Kosova vlerësohet si aleate e fuqishme e SHBA-së në këtë fushë dhe renditet e para në botë për numrin e zyrtarëve që kanë kryer këtë akademi.
“Ndihemi krenarë që kremtojmë arritjen e tre zyrtarëve nga Kosova, të cilët sapo u diplomuan në Akademinë Kombëtare të FBI-së!”
“Kosova përfaqëson një partnere të rëndësishme të SHBA-së në zbatimin e ligjit dhe mban rekordin global për numrin më të lartë të të diplomuarve në këtë akademi jashtë territorit amerikan.”
“Jemi të entuziazmuar për vijimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar,” theksohet në deklaratë.
Burimi: www.albeu.com









