Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Sot varroset Sylë Dakaj, viktima e djeshme në Suharekë

Sot varroset Sylë Dakaj, viktima e djeshme në Suharekë
Foto: reporteri.al

Sylë Dakaj u vra gjatë ditës së djeshme në një parking të një qendre tregtare në qytetin e Suharekës.

Dorasi i dyshuar në këtë rast është Rrahman Hoti, i cili u arrestua pak kohë pas kryerjes së krimit.

Njoftimi për varrimin

Familja e të ndjerit ka njoftuar se varrimi i Dakajt do të zhvillohet sot nga ora 15:30 në fshatin Vërshec të Suharekës.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë për vdekjen e babait tonë, Syle Rifat Dakaj. Varrimi bëhet në fshatin Vërshec në ora 15:30”, shkroi i biri i Sylë Dakajt në Facebook.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha