Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Seanca për Ligjin për Specialen shtyhet

Seanca për Ligjin për Specialen shtyhet
Foto: pressonline.al

Seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritej të hidhej në votim Ligji për Dhomat e Specializuara, është shtyrë.

Para fillimit të seancës, kryeministri Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, kanë mbajtur një takim.

Pas takimit, Çitaku tha se ka pajtim për përmbajtjen e ligjit, por dallimet për procedurën ende ekzistojnë.

Vazhdimi i seancës për Ligjin e Speciales është shtyrë deri në njoftimin e radhës.

Burimi: pressonline.al

Të fundit Të gjitha