Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Zake Prelvukaj sjell ekspozitën Gjaaamë për gruan

Zake Prelvukaj sjell ekspozitën Gjaaamë për gruan
Foto: kultplus.com

“Gjaaamë” është ekspozita e radhës e artistes së mirënjohur Zake Prelvukaj, ekspozitë thirrje për mbrojtjen e grave në Kosovë, të cilat nuk janë të sigurta brenda mureve të shtëpive të tyre, shkruan KultPlus.

Ekspozita dhe qëllimi i saj

Kjo ekspozitë vjen në bashkëpunim mes artistes Prelvukaj dhe drejtoreshës së KultPlus, Ardianë Pajaziti, të cilat e sjellin këtë ekspozitë për të ndërgjegjësuar shoqërinë, institucionet dhe të gjithë aktorët që të jenë më të vëmendshëm në mbrojtjen e jetës së gruas.

Në këtë ekspozitë do të shfaqet një vepër e artistes Prelvukaj, si dhe citate nga zhvillimet e fundit në Kosovë dhe nga figura të njohura të grave ndërkombëtare. Do të prezantohen gjithashtu statistikat e grave të vrara nga anëtarë të familjeve të tyre. Ekspozita do të përfshijë edhe një instalacion interaktiv, ku të pranishmit mund të sjellin nga një trëndafil për gratë që kanë humbur jetën.

Organizimi dhe data

Ekspozita organizohet nga KultPlus dhe mbështetet nga Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës.

Ekspozita do të hapet më 23 nëntor, në KultPlus Caffe Gallery, nga ora 19:00. “Gjaaamë” përkon edhe me ditët e aktivizmit për gruan. / KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha