Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Konferencë shkencore nderon Rexhep Qosjen si figurë shumëplanëshe të kulturës shqiptare

Konferencë shkencore nderon Rexhep Qosjen si figurë shumëplanëshe të kulturës shqiptare
Foto: kultplus.com

Më 25 nëntor 2026, të mërkurën, në orën 10:00, do të nisë punimet konferenca shkencore “Rexhep Qosja – figurë shumëplanëshe e kulturës shqiptare”. Organizohet nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së akademikut Rexhep Qosja, doajenit të mendimit kulturor e akademik dhe të veprimit shoqëror e intelektual.

Një nderim për punën e tij

Organizimi i një konference shkencore për veprën krijuese dhe intelektuale të profesorit, që tani nuk jeton më, është një nder i vogël për atë që bëri. Me emrin e tij nderohet dhe krenohet Instituti Albanologjik, ku Qosja punoi për shumë vite si shkencëtar.

Konferenca zgjat dy ditë, 25 dhe 26 nëntor 2026, dhe mbahet në ambientet e Institutit Albanologjik. Për veprën e tij kulmore do të flasin studiues dhe emra të njohur të kulturës e mendimit shqiptar.

Programi i hapjes dhe vizita në zyrë

Seanca hapëse nis me fjalën mirëseardhëse të Prof. Dr. Fadil Grajçevcit, u.d. drejtor i Institutit Albanologjik-Prishtinë. Fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe krerë të institucioneve shtetërore dhe akademike shqiptare. Pas tyre, do të organizohet një vizitë në zyrën ku punoi Rexhep Qosja. Me propozimin e z. Grajçevci dhe vendimin e Këshillit Drejtues të IAP-it, kjo zyrë është shpallur muze.

Kumtesat dhe diskutuesit

Për vlerat e krijimtarisë dhe veprimtarisë së Qosjes do të flasin albanologë të njohur, profesorë të spikatur, njohës të veprës së tij dhe studiues të rinj, të cilët formohen kulturalisht e intelektualisht me veprën e tij.

Mes të tjerëve do të japin kumtesa Shefkije Islamaj, Agim Vinca, Kudusi Lama, Paskal Milo, Pëllumb Xhufi, Fatmir Toçi, Valter Memisha, Isak Shema, Shpresa Ismajli, Hysen Matoshi, Sali Bashota, Qerim Lita, Ag Apolloni, Arben Hoxha, Virion Graçi, Sadik Mehmeti, Nuridin Ahmeti, Fadil Grajçevci, Adem Zejnullahu, Begzad Baliu, Adil Olluri, Nail Draga, Abdurrahim Maxhuni, Shpend Avdiu, Faton Krasniqi, Zejnepe Alili Rexhepi, Rovena Vata Mikeli, Zekirja Shabani, Besim Qeriqi, Manjola Brahaj Halili, Emine Shabani, Albin Mehmeti, Marjan Lulgjuraj, Davida Marku, Edlira Gugu, Majlinda Bushaj, Migena Arllati, Sami Hajra, Bujar Meholli, Besnik Jaha, Fatmir Sinani, Laura Ferizi Haradinaj, Eronita Kqiku, Alba Gega, Fatbardhë Hasi, Gentiana Kuqi, Leonita Rexhaj, Milaim Delija, Mirjetë Sadiku, Granit Sadiku, Eduart Bardhi, Blinera Hajdari, Antigona Zeneli dhe Astrit Jashari.

Fjalën mbyllëse do ta mbajë z. Adil Olluri, sekretar shkencor i IAP-it.

KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha