Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Die Fledermaus në TKOB: dy mbrëmje me muzikë vjeneze

Die Fledermaus në TKOB: dy mbrëmje me muzikë vjeneze
Foto: kultplus.com

“Die Fledermaus” rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit.

Opereta e famshme e kompozitorit austriak Johann Strauss II, e njohur edhe si “Lakuriqi i natës”, u mirëprit nga publiku kryeqytetas gjatë muajit shtator. Suksesi me duartrokitje të gjata e sjell përsëri këtë vepër, e cila për herë të parë u shfaq në skenë në vitin 1874, në Vjenë.

Historia dhe personazhet

Ngjarja zhvillohet në Vjenë dhe rrotullohet rreth një historie plot humor, mashtrime dhe identitete të fshehura. Personazhi kryesor, Gabriel von Eisenstein, duhet të vuajë një dënim me burg, por para se të paraqitet, vendos të marrë pjesë në një festë luksoze të organizuar nga Princi Orlofsky. Aty, përmes maskimeve, takimeve të papritura dhe keqkuptimeve, personazhet përfshihen në situata komike. Në qendër të historisë qëndron edhe dëshira për hakmarrje e doktor Falke-s, i cili organizon një lojë për t’i vënë të gjithë në siklet.

Muzika dhe suksesi

Një nga arsyet e suksesit të kësaj operete është muzika plot gjallëri e Johann Strauss-it, veçanërisht valset, polkat dhe meloditë karakteristike vjeneze.

TKOB e ka vendosur në kalendar edhe për dy net të tjera, më 20 dhe 21 nëntor.

Kjo operetë klasike vjen nën regjinë dhe koreografinë e Renato Zanella-s, si dhe nën dirigjimin e Gridi Krajës. Artistët e TKOBAP-së, me kostume plot elegancë dhe muzikë magjepsëse, do të sjellin një atmosferë festive gjatë dy mbrëmjeve të njëpasnjëshme./atsh/KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha