Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Drejtori Hita nderon tre efektivë të Shkodrës për karrierën e tyre

Drejtori Hita nderon tre efektivë të Shkodrës për karrierën e tyre
Foto: kohajone.com

Tre inspektorë të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër janë vlerësuar me Certifikatën e Karrierës nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, për përkushtimin dhe kontributin e tyre shumëvjeçar në shërbim të rendit dhe sigurisë publike.

Ceremonia e vlerësimit u zhvillua në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ku certifikatat u dorëzuan nga zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë, Akil Kalo, shefi i Komisariatit të Policisë Shkodër, Erion Duma, dhe shefi i Burimeve Njerëzore, Vlash Balozi.

Me motivacionin “Për merita të veçanta dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës në shërbim të Policisë së Shtetit”, u vlerësuan inspektorët Idriz Rekaj, Nikoll Pjetri dhe Dod Lasdushaj.

Njoftimi i plotë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ka vlerësuar me Certifikatën e Karrierës, 3 inspektorë të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e dhënë ndër vite në radhët e Policisë së Shtetit.

Në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë i DVP Shkodër, Akil Kalo, shefi i Komisariatit të Policisë Shkodër, Erion Duma, dhe shefi i Burimeve Njerëzore, Vlash Balozi, në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, iu dorëzuan 3 inspektorëve, certifikatat me motivacionin “Për merita të veçanta dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës në shërbim të Policisë së Shtetit”.

Inspektor Idriz Rekaj ka shërbyer për 39 vjet në Policinë e Shtetit, inspektor Nikoll Pjetri ka shërbyer për 33 vjet, ndërsa inspektor Dod Lasdushaj ka shërbyer për 32 vjet në Policinë e Shtetit. Gjatë karrierës së tyre, ata i kanë kryer detyrat me përkushtim dhe përgjegjësi, duke kontribuar në garantimin e rendit dhe të sigurisë publike.

Në përfundim të ceremonisë, 3 inspektorët shprehën mirënjohjen për vlerësimin dhe iu uruan kolegëve suksese të mëtejshme në përmbushjen e misionit dhe të detyrave të tyre.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha