Një 44-vjeçar u arrestua në Kuçovë, ndërsa vëllai i tij, 40-vjeçar, po hetohet në gjendje të lirë, pasi u gjetën lëndë narkotike kanabis, përforcues grushti dhe thika.
Policia njofton se gjatë kontrolleve në berberhanen dhe banesën e të arrestuarit u gjetën disa doza kanabisi, të cilat ishin gati për shitje, si dhe një përforcues grushti.
Ndërkohë, në servisin e automjeteve në pronësi të vëllait të tij, policia gjeti dhe sekuestroi dy thika. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Kuçovë-Mbanin në 2 subjektet e tyre, lëndë narkotike, me qëllim shitjen, dhe armë të ftohta, vihet në pranga 44-vjeçari dhe procedohet penalisht vëllai i tij.
Sekuestrohen sasi dhe doza Cannabisi, mjete prerëse dhe përforcues grushti.
Në kuadër të kontrolleve permanente, në ambiente të ndryshme, me qëllim konstatimin dhe goditjen e vënies së tyre në funksion të veprimtarive kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, arrestuan shtetasin L. T., 44 vjeç, banues në Kuçovë, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për vëllanë e tij, shtetasin F. T., 40 vjeç.
Në subjektin (berberhane) dhe në banesën e të arrestuarit u gjetën sasi dhe doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që posedoheshin me qëllim shitjen, si dhe përforcues grushti.
Ndërkaq, në subjektin (servis për automjete) e të proceduarit u gjetën 2 mjete prerëse (thika).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Burimi: shqiptarja.com










