Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Spahiu: Opozita ka mendjen te Asambleja, jo te buxheti 2027

Spahiu: Opozita ka mendjen te Asambleja, jo te buxheti 2027
Foto: lajmifundit.al

Ndërsa mori fjalën në Kuvend, ministrja e Shëndetësisë i tha opozitës se diskutimi për buxhetin duhet të ishte përqendruar te përmirësimi i shërbimeve dhe jo te sulmet ndaj qeverisë.

Thirrja për t’u kthyer te qytetarët

Ajo tha se vëmendja e deputetëve duhet të ishte te qytetarët, jo te Partia Socialiste dhe Asambleja. Më pas u kërkoi opozitës të heqë dorë nga retorika e benzinës dhe e protestave të dhunshme.

“Pse duhet që çdo deputet i opozitës mos ta miratojë këtë buxhet kur e gjen veten në kërkesat që ka pasur në çdo komision? Unë do ta kisha vlerësuar shumë më tepër nëse kolegët e opozitës do të ishin investuar më tepër në opsione se çfarë mund të ndryshojë buxheti sesa në Asamblenë e PS.

Vëmendja e tyre kryesore është se çfarë po bën PS. Vëmendja e tyre duhet të ishin qytetarët. Ju duhet të ndani mendjen, a duhet apo s’duhet që tani që i kemi burimet financiare, t’i ofrojmë apo jo disa shërbime? A keni ju ndonjë opsion tuajin çfarë mund të bëhet më mirë? Kështu duhet të diskutohet më mirë dhe jo të vini e të nxini këtu çdo investim të kryer.

Pashë deputetë sot që janë çuar jo 1 herë, por 10 herë dhe e vetmja fjalë që kanë është të karikojnë qytetarët. Boll me benzinën, boll me protesta të dhunshme! Kthehuni te qytetarët”, tha Spahiu.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha