FIFA ka publikuar listën e kandidaturave për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen më 18 mars 2027 në Rabat, Marok, gjatë Kongresit të 77-të të organizmit më të lartë të futbollit botëror.
Tre kandidatura në garë
Sipas njoftimit zyrtar të FIFA-s, për drejtimin e institucionit janë paraqitur tre kandidatura: Philippe Diallo, Gianni Infantino dhe Kohzo Tashima. Emrat janë renditur sipas rendit alfabetik. Dokumentacioni i secilit kandidat i është dorëzuar tashmë Komitetit Zgjedhor të FIFA-s.
Procesi i shqyrtimit dhe afatet
Komiteti Zgjedhor do të shqyrtojë dosjet dhe do të vendosë për pranimin përfundimtar të kandidatëve. Sipas statutit dhe rregullores zgjedhore, lista përfundimtare e kandidatëve që plotësojnë kriteret do t’u komunikohet federatave anëtare jo më vonë se 18 shkurt 2027.
Baza ligjore e zgjedhjeve
Zgjedhjet do të zhvillohen në përputhje me Statutin e FIFA-s, kapitullin IV të Rregullores së Qeverisjes dhe qarkoren zyrtare numër 1962, e cila përcakton procedurat për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Nëse të tre kandidaturat marrin miratimin përfundimtar, gara për kreun e FIFA-s do të jetë një përballje mes Gianni Infantinos, Philippe Diallo dhe Kohzo Tashimës.
Burimi: kohajone.com










