Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Hamza: Krasniqi duhej të ishte në shtëpi me bashkëshorten, jo në burg

Hamza: Krasniqi duhej të ishte në shtëpi me bashkëshorten, jo në burg
Foto: reporteri.al

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duhet të ishte pranë familjes së tij dhe bashkëshortes, e cila ka probleme shëndetësore, e jo të mbante burgun e padrejtë në Hagë.

Vlerësimi për kontributin e Krasniqit

Pas vizitës së Krasniqit, Hamza e vlerësoi kontributin e tij për vendin, duke kujtuar edhe vitet që ai i ka kaluar në burgjet e ish-Jugosllavisë dhe Serbisë.

Thirrje për drejtësi dhe familjen

“Një njeri me shumë kontribute për këtë vend gjatë gjithë jetës së vet. 10 vjet në burgjet e Jugosllavisë, Serbisë, përveç një arsye që ka lyp të drejta për popullin e vet. Tash prapë u ballafaqua me një proces të padrejtë, që 6 vite i paraburgosur, prapë u ballafaqua me një proces me mungesë faktesh dhe provash. Ai e ka bërë edhe moshën dhe ka ardhur në një gjendje familjare ku bashkëshortja e tij nuk është mirë me shëndet. Jam i bindur që secili qytetar i Republikës së Kosovës, e gjithsesi edhe unë, se e kam mik, kam bashkëpunuar me të, gjithmonë e kam vlerësuar. Domethënë, ai duhej të ishte në shtëpinë e vet, pranë familjes së vet, pranë bashkëshortes së vet dhe jo në situata të cilat po ndodhin”, tha ai.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha