Mauricio Pochettino ka përcjellë mesazhin e tij të parë për tifozët e Manchester United, duke shprehur entuziazmin për nisjen e aventurës së re në krye të skuadrës angleze.
Trajneri argjentinas, i cili ka marrë drejtimin e “Djajve të Kuq”, u shpreh se mezi pret të takohet me tifozët në Old Trafford, ndërsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe krijimit të një lidhjeje të fortë mes ekipit dhe mbështetësve.
“Përshëndetje tifozëve të Djajve të Kuq! Unë jam Mauricio Pochettino dhe mezi pres t’ju takoj. Kam dëgjuar shumë gjëra pozitive për ju. Shpresoj që së bashku të mund të rikthejmë lumturinë, përmes punës së përbashkët dhe ndërtimit të një marrëdhënieje të fortë që na bashkon të gjithëve për të arritur objektivat tona”, tha strategu.
Në fund, trajneri i ri i United nënvizoi se mbështetja e tifozëve do të jetë një element vendimtar për suksesin e skuadrës.
“Do të jetë një pamje e jashtëzakonshme kur tifozët të bashkohen për të mbështetur ekipin, duke u dhënë lojtarëve tanë motivimin për të shkëlqyer në fushë dhe për të arritur rezultatet që të gjithë meritojmë”, përfundoi Pochettino.
Argjentinasi nis kështu një kapitull të ri në karrierën e tij, duke marrë përsipër misionin për të rikthyer Manchester United në nivelet më të larta.
Lights 💡
Camera 🎥
Action 🔜Coming tomorrow at 10:00 GMT: Mauricio Pochettino’s first United interview 🕙 pic.twitter.com/15Gl2VoaID
— Manchester United (@ManUtd) November 18, 2026
Burimi: kohajone.com










