Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Mahmutaj: Nuk ka kandidatë, Berisha do të humbasë zgjedhjet vendore

Mahmutaj: Nuk ka kandidatë, Berisha do të humbasë zgjedhjet vendore
Foto: abcnews.al

Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se kreu i PD, Sali Berisha, e mban peng opozitën shqiptare.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Mahmutaj u shpreh se Berisha nuk ka kandidat për zgjedhjet vendore, pasi e di mjaft mirë se do të humbë.

Sipas Mahmutajt, Berisha po e trajton PD-në si pantallonat e tij, që i tërheq zvarrë.

“Meqë Sali Berisha e ka uzurpuar opozitën, e mban peng, edhe opozita me pantallonat e tij që i tërheq zvarrë për shkak të moshës, kuptohet që opozitën e trajton si ato pantallonat e tij. PD nuk po e tregon kandidatin e saj në zgjedhjet e ardhshme. Berisha nuk ka kandidat, sepse e di që e ka të humbur cilindo kandidat që do vendosë aty. Thjesht Berisha po bën pazar, kush i ofron më shumë për t’u bërë kandidat. Berisha e vret mendjen vetëm që të mbushë sa më shumë xhepin e tij. Berisha mendon se është akoma i fortë, i zoti, sepse sipas tij, sa të jetë gjallë, PD do jetë e Berishës. Berisha është i tillë dhe e mendon të tillë PD. Berisha nuk ka asnjë kandidat për momentin. Askush nuk i ofrohet apo vetëofrohet Berishës si kandidat”, theksoi ai./abcnews.al

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha