Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë çdo formë të “rregullimit globalist” të inteligjencës artificiale (IA). Kështu deklaroi sot presidenti amerikan Donald Trump nga Shenzheni, ku, në kuadër të samitit të APEC-ut, zhvilloi një takim me homologun e tij kinez, Xi Jinping.
Deklarata për superinteligjencën
“Bëhet fjalë për superinteligjencën, por duhet ta mbajmë nën vëzhgim. Duhet të jemi të kujdesshëm. Duhet të përfitojmë prej saj. Ajo është pothuajse tërësisht e dobishme, por ka edhe disa aspekte negative, ndaj duhet t’i kushtojmë vëmendje të madhe mënyrës se si i menaxhojmë ato. Prandaj, ne kundërshtojmë çdo formë të rregullimit globalist apo çdo masë që synon të kontrollojë dhe të frenojë ‘superinteligjencën’. Për të qenë të qartë, nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë”, theksoi Trump.
Burimi: shqiptarja.com










