Jude Bellingham ka vendosur dy kushte përpara se të firmosë një marrëveshje të re me Real Madridin, ndërsa bisedimet mes palëve kanë filluar tashmë.
Sipas informacioneve nga media spanjolle OK Diario, mesfushori anglez kërkon një rritje të ndjeshme të pagës dhe, njëkohësisht, siguri për projektin sportiv të ekipit, para se të lidhet për një periudhë më të gjatë me klubin e “Santiago Bernabeu”.
Kërkesa financiare
Kërkesa e parë e 23-vjeçarit ka të bëjë me aspektin financiar. Ai pret të marrë rreth 22 milionë euro në sezon, një shifër që do ta barazonte me Vinicius Junior në hierarkinë e pagave.
Raportohet se Real Madridi është i hapur për ta përmbushur këtë pritshmëri.
Garancitë sportive
Kushti i dytë lidhet me vizionin afatgjatë të klubit. Bellingham kërkon siguri se Los Blancos do të vazhdojnë të ndërtojnë një formacion konkurrues, i aftë për të synuar trofetë kryesore në çdo edicion.
Kontrata e tanishme e anglezit me Real Madridin skadon në vitin 2029, por performancat e tij e kanë forcuar më tej statusin brenda skuadrës.
Në 12 ndeshje të luajtura në La Liga këtë sezon, ai ka shënuar katër gola dhe ka regjistruar tri asiste.
Burimi: www.albeu.com









