Një lajm i bukur ka ardhur nga çifti i njohur i „Për’puthen”, Vedat Sulemani dhe Roela Meka, të cilët janë bërë prindër të një djali, duke përjetuar një nga momentet më të veçanta të jetës së tyre.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Vedati përmes një postimi emocionues në Instagram.
Madje Vedati ka zbuluar edhe emrin e djalit: çifti e ka pagëzuar me emrin Adan.
Një ëndërr e vjetër që u bë realitet
Ardhja në jetë e djalit ka një domethënie të veçantë për Vedatin, pasi, siç ka zbuluar ai, për 18 vjet kishte ëndërruar të bëhej baba i një djali.

„Për 18 vite me radhë, e kam ruajtur këtë ëndërr në zemrën time, pa e harruar asnjëherë. Sot, kjo ëndërr u bë realitet. Mirë se erdhe në jetën time, biri im Adan”, ka shkruar ai krahas fotografisë.
Burimi: vip-magazine.al










