Pas zyrtarizimit të rinovimit të kontratës së Arda Güler, Real Madrid ka filluar punën për të rinovuar kontratën e Jude Bellingham. Anglezi ka qenë i jashtëzakonshëm këtë sezon, duke bërë diferencën te Reali dhe në gjithë La Liga.
Afati i kontratës dhe plani i klubit
Kontrata aktuale e Bellingham skadon në vitin 2029. Plani i klubit madrilen është ta rinovojë atë të paktën deri në vitin 2031 ose 2032. Megjithatë, jo çdo gjë është aq e lehtë sa duket në shikim të parë.
Kushtet e mesfushorit anglez
Sipas OK Diario, mesfushori anglez ka dy kushte për të rinovuar kontratën. Së pari, Bellingham kërkon të ketë të njëjtin nivel page si Vinícius Júnior, ndërsa negociatat kanë nisur me një shifër që qarkullon rreth 22 milionë euro në vit. Së dyti, ai dëshiron të mësojë më shumë për planet e klubit për projektin, pasi kërkon të jetë pjesë e një skuadre konkurruese.
Burimi: telesport.al









