Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Guardiola merr vendimin për të ardhmen pas ofertave nga Arabia Saudite dhe SHBA

Guardiola merr vendimin për të ardhmen pas ofertave nga Arabia Saudite dhe SHBA
Foto: telesport.al

Pep Guardiola vazhdon të shijojë pushimet, pavarësisht ofertave të fundit nga klubet e Arabisë Saudite. Ndërkohë, trajneri spanjoll përmendet shpesh kohët e fundit si zëvendësuesi i mundshëm i Mauricio Pochettino në stolin e SHBA-së, pasi argjentinasi mori drejtimin e Manchester United.

Agjenti sqaron vendimin e Guardiolës

Agjenti i Guardiolës, Jose Maria Orobitg, i dha fund spekulimeve me një intervistë për mediumin aziatik Al-Riyadiya, ku sqaroi qartë vendimin e trajnerit.

“Ditët e fundit kemi marrë oferta nga Arabia Saudite përmes ndërmjetësve. Guardiola refuzon kategorikisht të marrë në konsideratë cilëndo prej tyre. Pep do të fillojë të diskutojë zyrtarisht për të ardhmen e tij para fillimit të sezonit të ardhshëm”, tha Orobitg.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha