Protesta e studentëve dhe qytetarëve kundër ekzekutivit vazhdon me intensitet të plotë.
Marshimi drejt Kryeministrisë
Pas tubimit para parlamentit, pjesëmarrësit kanë filluar tashmë marshimin drejt selisë së qeverisë.
Gjatë ecjes, turma ka shprehur zemërimin ndaj pushtetit me parulla si “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Arrestoni Ramën” dhe “Arrestoni Ballukun”.
Grumbullimi para Kryeministrisë
Ashtu si edhe netët e kaluara, grumbullimi pritet të vazhdojë para godinës së Kryeministrisë.
Kërkesa kryesore e demonstruesve mbetet largimi i kreut të qeverisë nga detyra.
Burimi: www.albeu.com










