Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Neziri: Irani mund të përdorë rrjetet kriminale në Ballkan

Neziri: Irani mund të përdorë rrjetet kriminale në Ballkan
Foto: abcnews.al

Gazetari Xhelal Neziri ka ngritur shqetësimin për format e reja të ndikimit iranian në rajon, duke theksuar se rreziku nuk kufizohet më vetëm te sulmet kibernetike, por shtrihet edhe te ndikimi mbi struktura të ndryshme.

Ai tha se Irani dhe shtete të tjera mund të përdorin rrjetet e krimit për të realizuar qëllimet e tyre, duke krijuar një front të ri kërcënimesh.

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane

Sipas Neziri, nisur nga paralajmërimi i Ambasadës Amerikane për sulme gjatë festave, ekziston rreziku që Irani të jetë burim sulmesh në periudhën në vijim.

Lidhja e krimit të organizuar me qëllimet politike

Ai theksoi se krimi i organizuar dhe rrjetet e krimit nuk lidhen vetëm me ligjet, por edhe me rrezikun që shtetet mund t’i përdorin ato për të arritur qëllimet e tyre. Sipas tij, raportimet e mediave amerikane e bëjnë këtë periudhë të veçantë, pasi tregojnë se ka kohë që Irani mund të jetë burim sulmesh.

Narrativa dhe ndikimi

“Është një formë e re e funksionimit kur bëhet fjalë për ndikimin iranian dhe një kalim nga sulmet kibernetike që kanë qenë prezente. Nuk është çështja nëse ka ndikim iranian në rajon, por sa fuqi ka Irani të bindë njerëzit për narrativën e saj dhe sa fuqi ka të bindë struktura të ndryshme që t’i vërë në angazhim.”

Çështja e krimit të organizuar

“Çështja e krimit të organizuar dhe rrjeteve të krimit nuk lidhet vetëm me ligjet, por me rrezikun që Irani dhe shtete të tjera të angazhohen për arritjen e qëllimeve të tyre. Kemi të bëjmë me një front të ri. Dje kishte një paralajmërim nga Ambasada Amerikane për sulme gjatë festave të fundit, por nëse i shtojmë edhe raportimet e mediave amerikane, atëherë mund të themi se para nesh është një periudhë ku Irani mund të jetë burim sulmesh.”

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha