Rreth gjashtë orë pas mbërritjes në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Krasniqi po i afrohet afatit për përfundimin e vizitës në familje.
Me veturat e EULEX-it dhe në shoqëri të zyrtarëve të Gjykatës Speciale, Krasniqi është shoqëruar deri te shtëpia e tij, nga ku më pas do të transferohet sërish për në Hagë. Ai është lejuar të vizitojë familjen për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes.
Para shtëpisë së Krasniqit po qëndrojnë edhe disa qytetarë që janë mbledhur për ta takuar, por kjo mundësi nuk i është dhënë as vëllait të tij. Kjo është vizita e dytë e Krasniqit në Kosovë që nga arrestimi i tij nga Gjykata Speciale para gjashtë vitesh.
Momenti kur Jakup Krasniqi mbërrin në shtëpinë e tij në Prishtinë (VIDEO)
Burimi: euronews.al










