Pas grumbullimit të tyre para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Parlamentit, ku po zhvillohet edhe seanca plenare.
Protesta e sotme dhe kërkesat e studentëve
Protesta e ditës së sotme vjen pas njoftimit të studentëve se do të organizojnë tubime çdo të mërkurë dhe të shtunë. Ata kërkojnë në mënyrë të panegociueshme dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe të qeverisë.
Seanca plenare në Kuvend
Ndërkohë, në Kuvend vijon seanca plenare, e cila ka nisur që prej orës 10:00 të paradites. Aty po diskutohen buxheti i vitit 2027 dhe paketa fiskale.
Sërish protestë para Ministrisë së Arsimit, nis grumbullimi i qytetarëve! Situata e qetë
Burimi: euronews.al










