Real Madridi nuk planifikon ta shesë Vinicius Junior, as në merkaton e janarit, as më vonë, edhe pse braziliani po ka një fillim sezoni 2026/27 mjaft të zbehtë.
Fabrizio Romano thotë se te Real Madridi beson plotësisht te lojtari 26-vjeçar dhe se mendohet që ai mund të kthehet në nivelin e tij më të lartë.
Pakënaqësia e tifozëve dhe paralajmërimi i Mijatovic
Megjithatë, performancat e fundit të Vinicius kanë shkaktuar pakënaqësi te tifozët, të cilët e kanë fishkëllyer në “Santiago Bernabeu”. Ish-drejtori sportiv Pedja Mijatovic ka paralajmëruar se e ardhmja e brazilianit te Real Madridi mund të vihet në pikëpyetje nëse ai nuk arrin të përmirësojë paraqitjet e tij.
Në 12 ndeshje të këtij sezoni me fanellën e Real Madridit, Vinicius ka shënuar vetëm një gol dhe ka dhënë tri asistime.
Forma me Brazilin
Forma e tij me Kombëtaren e Brazilit ka qenë krejt ndryshe. Fillimisht shënoi dy gola kundër Japonisë, e më pas kompletoi një het-trik në fitoren bindëse 7-0 ndaj Singaporit.
Real Madridi ia kishte rinovuar kontratën në gusht dhe drejtuesit e klubit pritet ta mbështesin lojtarin gjatë kësaj periudhe të vështirë, në vend që të shqyrtojnë mundësinë e shitjes së tij.
Burimi: www.albeu.com









