Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Telekomi zgjedh me tender një furnizues për mirëmbajtjen e sistemit SMS

Telekomi zgjedh me tender një furnizues për mirëmbajtjen e sistemit SMS
Foto: reporteri.al

Telekomi i Kosovës ka dhënë me procedurë të negociuar një kontratë prej 81,990 eurosh për mirëmbajtjen e platformës SMSC, që shërben për mesazhet SMS, kompanisë Kosova Information Technology (KIT).

Kushtet e kontratës

Sipas kontratës, të cilën e ka parë Gazeta Insajderi, shërbimi do të kryhet kryesisht nga distanca. Telekomi do ta paguajë shumën me këste çdo tre muaj, pasi të vërtetohet se puna është kryer siç duhet.

Për të siguruar që shërbimi i mesazheve të mos ndërpritet, KIT është zotuar për kohë reagimi të caktuar. Nëse bie i gjithë sistemi i SMS-ve, kompania duhet të reagojë brenda një ore, 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit, dhe të gjejë zgjidhje brenda 5 orëve. Për probleme më të vogla ose të pjesshme, koha e reagimit është nga 5 orë pune deri në 2 ditë pune, varësisht nga gravitetin e problemit.

Kontrata të mëparshme

KIT nuk është në raport të parë me Telekomin. Kompania e ka fituar edhe kontratën për të njëjtin shërbim në vitin 2020, në vlerë prej 69,999 eurosh, dhe në vitin 2024, me 73 mijë euro. Në të tri rastet, përfshirë kontratën e fundit, Telekomi ka shpenzuar gjithsej 224,989 euro për mirëmbajtjen e këtij sistemi.

Tenderi i vitit 2024 u zhvillua përmes procedurës së negociuar pa publikim të kontratës, dhe sipas dokumentacionit të publikuar atëherë, në negociata ka marrë pjesë vetëm KIT.

Kontratat publike të KIT

Sipas regjistrit të prokurimit publik, KIT ka fituar gjithsej rreth 5.7 milionë euro nga kontratat publike, përmes 76 kontratave me 17 autoritete kontraktuese. Nga këto, 57 kontrata janë fituar pa ofertë konkurruese.

Kryeministri Albin Kurti dhe ish-ministrja e MINT-it, Rozeta Hajdari, kanë qenë pjesëmarrës në Konventën e Industrisë së Drurit për vitin 2025, ku KIT paraqiti zgjidhjet e saj softuerike.

/Insajderi.org/

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha