Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Presidentja takohet me Konjufcën për strategjinë e mbrojtjes në Apel

Presidentja takohet me Konjufcën për strategjinë e mbrojtjes në Apel
Foto: euronews.al

Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, sot u mbajt takim me Grupin Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Informimi mbi punën e deritanishme

Në këtë takim, Kryesuesi i Grupit Punues për hartimin e strategjisë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel, Glauk Konjufca dhe anëtarët e Grupit e informuan Presidenten Shiroka Pula për ecurinë e deritashme të punës.

Koordinimi juridik, institucional dhe diplomatik

Gjithashtu u diskutua edhe për mbarëvajtjen e punës me qëllim të koordinimit ndërinstitucional, të mbështetjes juridike, institucionale dhe diplomatike për procesin e apelit.

Presidentja Shiroka Pula, shprehu mbështetjen për Grupin Punues, me qëllim të bashkërendimit të veprimeve ndërinstitucionale dhe diplomatike për dokumentimin, mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës dhe të rolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha