La Gazzetta dello Sport raporton se Juventus planifikon të forcojë skuadrën aktuale me të paktën tre përforcime gjatë merkatos së janarit. Trajneri Luciano Spalletti ka kërkuar një mbrojtës të majtë, një mesfushor dhe një sulmues.
Objektivat për krahun e majtë
Për krahun e majtë të mbrojtjes, dëshira e madhe e bardhezinjve është Rayan Ait-Nouri i Manchester City, por edhe Alejandro Balde i Barcelonës është në radar. Një tjetër emër që po ndiqet është italiani i Tottenham, Destiny Udogie.
Mesfusha dhe sulmi
Për mesfushën, emri i parë në listë është ai i danezit të Olimpique Marseille, Pierre-Emile Højbjerg. Një opsion tjetër është francezi i Sassuolo, Darryl Bakola.
Për vijën e sulmit, emrat janë më të shumtë në listë, por në fund synohet të transferohet vetëm njëri prej tyre. Në krye të listës qëndron norvegjezi i Atletico Madridit, Alexander Sørloth, për të vijuar më pas me amerikanin Folarin Balogun, si dhe dy italianët, Mateo Retegui dhe Gianluca Scamacca.
Aktualisht, Juventus ka një organikë tepër të ngarkuar, ndaj është e nevojshme që para se të kryejë përforcimet që ka në plan për janarin, duhet të bëjë disa largime.
Burimi: telesport.al










