Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Besi, ka ndarë lajmin e bukur në Prime-n e kaluar: ai dhe partnerja e tij, Valira, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Rrugëtimi drejt prindërimit
I ftuar në emisionin “Big Cast” në Klan Kosova, Besi ka rrëfyer emocionet dhe rrugëtimin e tyre drejt prindërimit. Ai ka thënë se trajtimet e fertilitetit, përfshirë IVF-në, u janë mundësuar si dhuratë nga Big Brother VIP Kosova.
Besi ka zbuluar se kanë kaluar nëpër disa procedura IVF, të cilat do të kishin një kosto të madhe financiare sikur t’i paguanin vetë.
“Disa IVF i kena bo, që nëse i kisha bo me pare t’mia, ish kanë shumë pare e madhe…”, u shpreh Besi, duke falënderuar produksionin për mbështetjen.
Për më shumë:
Burimi: indeksonline.net










