Tensione te Kryeministria mes protestuesve dhe policisë
Protestuesit e penguar në bulevard
Protestuesit kanë tentuar të protestojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por policia nuk u ka lejuar. Nga ana e protestuesve janë dëgjuar thirrjet “Terroristë, terroristë” drejtuar efektivëve.
Efektivët vazhdojnë të shtyjnë protestuesit, të cilët ndodhen anash bulevardit. Policia ka shoqëruar një tjetër protestuese, duke përdorur edhe forcë.
Reagimi i qytetarëve dhe studentëve
Protestuesit po përpiqen të ndalojnë shoqërimet. Qytetarët dhe studentët thonë se kanë të drejtë të protestojnë, pasi kjo e drejtë garantohet nga Kushtetuta.
Gazetari Osman Stafa raporton se Gjykata Kushtetuese duhet të reagojë ndaj situatës së paprecedentë që po zhvillohet përpara Kryeministrisë.
Stafa thekson se në Shqipëri, edhe kur qytetarët njoftojnë për protestë, nuk u lejohet të protestojnë, gjë që ai e cilëson si të paprecedentë.
Burimi: www.balkanweb.com










