Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po shqyrton veprimet dhe mosveprimet e institucioneve pas vrasjes së Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës.
Gjatë kësaj seance pritet të intervistohen zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Pejë. Ndër ta janë menaxherja e rastit, Toska Gega, udhëheqësi i QPS-së, Durim Kelmendi, zyrtari Shpat Morina dhe drejtuesja e QPS-së në Pejë, Shpresa Lukaj.
Para anëtarëve të Komisionit do të paraqitet gjithashtu për intervistim kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Burimi: www.albeu.com









