Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, në një lidhje online për emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, foli për materialet filmike që ndodhen në duart e Prokurorisë së Posaçme. Karamuço u ndal te sekuestrimi i disa pamjeve, duke i lidhur ato me aparaturat e përdorura në të kaluarën për filmime në zyrën e Ergy Agasit, ndërkohë që theksoi se përmbajtja e tyre mbetet ende e paqartë.
Aparatura dhe përmbajtja e filmimeve
Sipas tij, për filmimet e bëra në zyrën e Ergy Agasit dihet që aparatura është e administruar nga SPAK-u, por nuk dihet se çfarë përmbajnë këto materiale dhe çfarë janë saktësisht.
Takimi me një prokuror
Karamuço shtoi se, përveç takimeve, dihet që një prej prokurorëve të SPAK-ut është thirrur për t’u pyetur lidhur me një takim të mundshëm që ka pasur. Sipas argumentit të prokurorit, ai nuk duhej të thirrej për pyetje, pasi në momentin e takimit me ekspertin, personi në fjalë nuk ishte pjesëtar apo i dyshuar i krimit të organizuar dhe ende është në hetim.
Burimi: euronews.al










