Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Geron Kamberi tha se JD Vance ka qenë negociatori kryesor i caktuar nga SHBA për Iranin, duke mbajtur komunikimet përmes Katarit dhe Pakistanit. Sipas tij, shërbimet amerikane të inteligjencës kanë parashikuar se pas zgjedhjeve të mesmandatit Irani mund të përpiqet të zvogëlojë ndikimin politik të presidentit Trump.
Kamberi theksoi se ky paralajmërim i inteligjencës është edhe një mesazh për Iranin që të mos ndërmarrë veprime, duke pasur parasysh situatën aktuale politike në SHBA.
Ai shtoi se përpjekjet e administratës Trump për Iranin mund të kërkojnë miratimin e Kongresit.
Burimi: abcnews.al










