Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Trump pas humbjes: Ekspertët paralajmërojnë pasoja serioze

Trump pas humbjes: Ekspertët paralajmërojnë pasoja serioze
Foto: abcnews.al

Presidenti Donald Trump ka dhënë sinjale se administrata e tij do të vazhdojë një linjë të ashpër politike, pasi e quajti rezultatin e zgjedhjeve të fundit në SHBA një „hap të madh prapa” për vendin.

Megjithatë, ai pranoi se republikanët nuk kishin arritur të komunikonin siç duhet me votuesit. Trump tha se lufta në Iran, rritja e çmimeve dhe qëndrimi i Amerikës ndaj Izraelit kishin zhgënjyer një pjesë të amerikanëve.

Sfidat e reja për Shtëpinë e Bardhë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi, i ftuar në “News Line”, tha se tashmë kreu i Shtëpisë së Bardhë duhet t’i bëjë mirë llogaritë, duke ditur se demokratët përbëjnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat.

Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve të mesmandatit mund të ketë qenë i parashikuar nga administrata e presidentit Trump. Ai shtoi se, pas këtij rezultati, demokratët mund të nisin hetime ndaj rivalëve të tyre, dhe pikërisht kjo është një nga shqetësimet kryesore të Trump.

„Të gjithë individët që drejtojnë SHBA-në përmes Shtëpisë së Bardhë janë të vetëdijshëm për atë që i pret në zgjedhjet e mesmandatit. Tani presidenti Trump duhet t’i bëjë llogaritë. Ndoshta ka qenë i përgatitur për këtë rezultat.

Presidenti Trump ka bërë një lexim shumë të saktë të rezultatit të zgjedhjeve. Ajo që vlen për Trump dhe stafin janë zgjedhjet që vijnë në 2028, të cilat do të shfaqin kandidaturat që do të garojnë në zgjedhjet e 4 nëntorit 2028”, tha ai.

Perspektiva për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme

I pyetur nëse zgjedhjet do të ndikojnë në zbutjen e krizave në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, Kamberi tha se gjithçka është e mundur, por theksoi se ky optimizëm duhet trajtuar me „racion”.

„Është ende herët për të parashikuar një zhvillim të tillë në situatën mes Rusisë dhe Ukrainës. Duket se po afrohemi diku drejt një lloj paqeje, por nuk dihet sa e qëndrueshme do të jetë. Siç e kanë treguar ngjarjet, historia përgjithësisht ka treguar se optimizmi, sidomos kur bëhet fjalë për kriza të tilla, është një pije që duhet pirë me racion”, tha ai.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha