Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i Bypass-it të Tiranës.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Rama, krahas videos, shkruan se ky bypass është një nyje strategjike që do të lidhë Korridorin Blu me autostradat Tiranë–Durrës dhe Tiranë–Elbasan, duke lehtësuar trafikun dhe duke shmangur kalimin përmes kryeqytetit.
Një nyje e re për trafikun e Tiranës
Sipas postimit, puna në terren po vazhdon dhe ndërtimi i kësaj infrastrukture do të ndihmojë në shpërndarjen e lëvizjes së automjeteve jashtë qendrës së qytetit.
Rama ka përfunduar mesazhin me një urim për javën që po fillon.
Burimi: top-channel.tv










