Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të hënën se Turqia nuk dëshiron të shohë një valë të re sulmesh kundër Iranit.
Erdogan tha se ia përcolli shqetësimet e Ankarasë presidentit amerikan Donald Trump gjatë një bisede telefonike të kohëve të fundit.
“Ne theksojmë në çdo rast se këto çështje mund të zgjidhen përmes dialogut dhe diplomacisë. Fatkeqësisht, po shohim përsëri një ndryshim negativ në zhvillime. Po bëjmë çmos për ta parandaluar këtë”, u tha Erdogan gazetarëve pas kthimit të tij nga Azerbajxhani.
Shqetësimi i Ankarasë për Lindjen e Mesme
Ankaraja duket e shqetësuar për mundësinë e një përshkallëzimi të ri ushtarak në Lindjen e Mesme, duke këmbëngulur në nevojën për të gjetur një zgjidhje diplomatike.
Burimi: euronews.al










