Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Çfarë është hormoni GLP-1 dhe roli i tij në organizëm

Çfarë është hormoni GLP-1 dhe roli i tij në organizëm
Foto: living.al

Dr. Ruden Cakoni ka folur për hormonin GLP-1 dhe rëndësinë e tij në podcastin “Obeziteti – Le të flasim për të”. Sipas saj, GLP-1 është një hormon shumë i rëndësishëm në trup, që luan një rol thelbësor në rregullimin e ekuilibrit të sheqerit në gjak nëpërmjet insulinës.

Veprimi i GLP-1 në stomak dhe tru

“Ky hormon, përveç veprimit që ka në metabolizmin e sheqerit, ka edhe një veprim të rëndësishëm në stomak dhe në zorrë, duke ngadalësuar zbrazjen intestinale. Gjithashtu, është i rëndësishëm pasi dërgon informacione edhe në tru dhe krijon ndjesinë e ngopjes më parë”, tregon mjekja.

Roli i tij për peshën dhe sheqerin

Kështu, sipas Dr. Cakoni, ky hormon na ndihmon të ruajmë një peshë trupore adekuate, por edhe një ekuilibër të sheqerit në trup.

Burimi: living.al

Të fundit Të gjitha