Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Mimoza Ahmeti: Takova një studente me rroba të shtrenjta, studentët s’e dinë pse protestojnë

Mimoza Ahmeti: Takova një studente me rroba të shtrenjta, studentët s’e dinë pse protestojnë
Foto: vip-magazine.al

Poetja e njohur, Mimoza Ahmeti, ka shkaktuar sërish reagime të shumta me deklaratat e saj të fundit mbi protestën e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë.

Deklaratat për protestuesit

Pavarësisht se protestuesit kanë artikuluar vazhdimisht si arsye të protestës korrupsionin, skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë, emigrimin masiv dhe kostot e larta të jetesës, Ahmeti tha se studentët nuk janë të qartë për çfarë protestojnë.

“Mimoza Ahmeti që është një profesore që e njeh si origjinë teorikisht, se praktika gjë tjetër. E njeh në majë të gishtave dhe të të shoqërojnë studentë të cilët thonë nuk jemi shumë të qartë, por jemi të pakënaqur. Aq më tepër kur e di se studentët që nuk punojnë janë në anekset e shoqërisë, pra janë në pritje. Nuk janë ata njerëz që e riprodhojnë shoqërinë qëu del fjala nga organizmi”, tha poetja.

Episodi me studenten

Më tej, fituesja e Ferma VIP 3 rrëfeu edhe një episod me një studente, e cila e kishte ndaluar për foto. Ajo tha se mbeti e habitur nga tutat që ajo kishte veshur, duke lënë të kuptohet se për të protestuar ajo duhet medoemos të jetë e varfër.

“Të të tregoj historinë e fundit që më ndodhi me një studente, ishte traumatike për mua. E gjej në rrugë, unë isha duke dalë nga një analizë. Ishte veshur me tuta në 7 e gjysmë të darkës. I thashë po ku ishe ti se sikur e dyshova. Isha në protestë më tha mua. Mirëpo këto kostumet e tutave janë edhe të shtrenjta, 100-200 euro. Nuk mu duk e varfër. Po ti kaq e varfër je e pyeta? Jo më tha mua, e kam babain oligark. Ua i thashë, ju ka braktisur babai? Jo jo më tha, në shtëpi është. I thashë po ti ke dalë kundra babait tënd?” shtoi Ahmeti.

Reagimet

Këto deklarata të saj kanë ngjallur mjaft reagime në rrjet, ku komentuesit shprehen se poetja nuk është në kontakt me realitetin e qytetarëve shqiptarë.

Burimi: vip-magazine.al

Të fundit Të gjitha