Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Monika Lubonja reagon ndaj deklaratës së Primo Shllakut për dashurinë jashtë martese

Monika Lubonja reagon ndaj deklaratës së Primo Shllakut për dashurinë jashtë martese
Foto: bordo.al

Aktorja Monika Lubonja ka tërhequr vëmendjen me një postim në Instagram, ku ka ripostuar një fragment nga intervista e shkrimtarit Primo Shllaku në emisionin “Se Luan Topi”, moderuar nga Erjona Rusi.

Gjatë bisedës, Shllaku foli për librin e tij “Pesha e padurueshme e pafajësisë”, historia e të cilit qendron te një djalë i ri që dashurohet me një grua të martuar. I pyetur nëse një situatë e tillë mund të ndodhë edhe në jetën reale, shkrimtari tha se ndjenjat nuk kufizohen nga statusi martesor.

“Edhe të martuarit kanë shpirt mor, martesa është kontratë, por nuk asht thamje e shpirtit njerëzor”, deklaroi ai.

Duke ripostuar këtë pjesë të intervistës, Lubonja duket se shpreh dakordësi me qëndrimin e Shllakut, duke e sjellë përsëri në vëmendje diskutimin mbi dashurinë dhe marrëdhëniet jashtë martesës.

Lidhja me debatin për videot intime

Postimi i aktores vjen në një moment kur emri i saj është përmendur edhe në diskutimet publike pas publikimit të disa videove intime të regjistruara në studion e kompozitorit Adi Hila, ku ajo ishte një prej personazheve të shfaqura.

Gjatë intervistës, Shllaku u ndal edhe te publikimi i këtyre videove, duke dhënë këndvështrimin e tij mbi arsyet që, sipas tij, qëndrojnë pas shpërndarjes së skandaleve seksuale në publik.

Shkrimtari argumentoi se ngjarje të tilla mund të përdoren për të zhvendosur vëmendjen e qytetarëve nga zhvillimet politike dhe pakënaqësia ndaj klasës politike shqiptare.

Sipas tij, në një kohë kur publiku kërkon llogaridhënie dhe ndëshkim për politikanët e përfshirë në çështje të ndryshme, publikimi i materialeve intime shërben si mënyrë për të ndryshuar temën e diskutimit.

“Populli shqiptar asht ende i uritur seksualisht dhe e vetmja mënyrë për t’ia devijuar vëmendjen është për t’i hedhë një copë skandali seksual”, u shpreh Shllaku në emision.

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha