Pas 28 minutash lojë, Kosova po humbet ndaj Irlandës.
“Dardanët” e nisën takimin mirë, por Irlanda arriti të zhbllokojë rezultatin me anë të Troy Parrott, i cili realizoi nga pika e bardhë.
Penalltia dhe kartoni i kuq
Penalltia u shkaktua pasi Kreshnik Hajrizi ndërhyri me dorë për të larguar topin nga porta. Për këtë veprim, mbrojtësi i Sionit u ndëshkua drejtpërdrejt me karton të kuq.
Kosova përballet me detyrën e vështirë
Për rrjedhojë, Kosova duhet të përmbysë disavantazhin në rezultat duke vijuar ndeshjen me një lojtar më pak.
Burimi: www.albeu.com









