Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka shprehur kritika ndaj qeverisë së Kosovës për mungesën e përfshirjes në proceset e integrimit evropian, duke thënë se vendi po mbetet jashtë agjendave të rëndësishme të BE-së.
Ai ka thënë se problemi nuk është vetëm reagimi ndaj këngës së kënduar në komision, por fakti që Kosova nuk është në tryezat ku diskutohen çështjet që lidhen me të ardhmen e saj evropiane.
Kritika për marrëdhëniet me Shqipërinë
Abazi kritikoi marrëdhëniet e ftohura me Shqipërinë, duke shtuar se përfshirja e Kurtit në protestat në Shqipëri ka ndikuar që edhe Tirana zyrtare të mos e mbështesë më tej Kosovën.
“Nëse në raportin e progresit për vendin mund të ndodhë në çdo proces, sepse je i vetëpërjashtuar nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe mbahet ideja se çfarë thonë evropianët kur vijnë në Prishtinë. Në aspektin institucional, Kosova nuk ka Ministri të Integrimit Evropian, pavarësisht se është prioritet i qytetarëve të Kosovës. Nëse dikush e kupton se çfarë do të thotë të ngelësh jashtë klubit, janë shqiptarët e Kosovës.
Pse shqiptarët nuk janë në tavolinë
Duhet të jemi të kyçur në diskutime për të parë edhe agjendën. Kosova nuk konsiderohet shtet i shqiptarëve, por është shtet multietnik. Kënga që është kënduar nga një bandë sllovene nuk paraqet problemin e parë. Problemi është pse shqiptarët nuk janë në tavolinë. Reagimi ndaj këngës duhet të jetë, por duhet të fokusohemi te përmbajtja: pse Qeveria e Kosovës nuk është në planin për zgjerim dhe as e ftuar nga Shqipëria? Marrëdhëniet e ftohura dhe përfshirja e Kurtit në protestat në Shqipëri për t’i radikalizuar në dhunë kanë sjellë që Shqipëria të mos e sponsorizojë Kosovën në OKB apo në diskutimet për të qenë pjesë e BE-së.”
Burimi: abcnews.al









