Një deklaratë e Arlindës gjatë një bisede me banorët e “Big Brother VIP Kosova 5” ka nxitur diskutime, pasi ajo ka dhënë mendimin e saj për atë që konsideron mungesë morali.
Ajo u shpreh se, sipas saj, një veprim i tillë është kur dikush ndërhyn në një lidhje dhe ia merr partnerin një personi tjetër.
“Pa moral për mua është t’ia marrësh burrin dikujt dhe t’i shkatërrosh jetën që ai ka ndërtuar”, deklaroi Arlinda.
Pas kësaj deklarate, Nichi e pyeti se kujt po ia drejtonte këtë koment, ndërsa ajo u përgjigj se nuk e kishte fjalën për askënd në veçanti, pa dhënë më shumë sqarime.
Reagimi i banorëve dhe ndjekësve
Megjithatë, deklarata e saj ka ngritur pikëpyetje në mesin e banorëve dhe ndjekësve të spektaklit, nëse bëhej fjalë për një mesazh të tërthortë ndaj Vjollcës, me të cilën kishte pasur një diskutim paraprak.
Burimi: insajderi.org









