Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha të hënën se një dron rus kishte fluturuar mbi kryeqytetin Kishinau dhe u zotua të kërkojë sanksione të mëtejshme kundër Moskës.
Shkelja e hapësirës ajrore
“Këtë pasdite disa dronë rusë shkelën hapësirën tonë ajrore, njëri prej tyre fluturoi mbi Kishinau, duke shkaktuar shqetësim tek banorët”, shkroi Sandu në një postim në platformën X.
Thirrje për sanksione dhe mbështetje
“Lufta e Rusisë kërcënon të gjithë Evropën. Moldavia mbron paqen. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë sanksione ndaj Moskës, të mbështesim Ukrainën dhe të forcojmë mbrojtjen tonë në bashkëpunim me partnerët tanë”, tha ajo.
🇲🇩 Video shows a drone loitering above the Moldovan capital, Chișinău pic.twitter.com/QyLujI1b4X
— Visegrád 24 (@visegrad24) November 17, 2026
Burimi: euronews.al










